Mehmet Behluli
Magjistër i artit – pikturës
Lindi në nëntor të vitit 1962 në Gjilan. Shkollën fillore, të mesmen dhe Fakultatin e Arteve i kreu në Prishtinë. Studimet pasuniversitare i bëri në Akademinë e Arteve të Sarajevës, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1991 me temë të lirë. Mr. Mehmet Behluli që nga viti 1995 punon në cilësinë e ligjëruesit në Akademinë e Arteve të Prishtinës, ku ligjëron lëndën Teoria e hapësirës. Mr. M. Behluli ka qenë kryetar i Këshillit Artistik të Galerisë „Dodona“ të Prishtinës, anëtar i Kryesisë së Galerisë Kombëtare të Prishtinës dhe anëtar i Institutit për Shoqëri të hapur „Gani Bobi“ në Prishtinë. Për specializim qëndroi në Këln të Gjermanisë dhe në Estoni. Mr. M. Behluli ka organizuar ekspozita në Prishtinë, Beograd, Tiranë, Dyren dhe Langenbah. Jeton dhe punon në Prishtinë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.