Mehmet Begraca
Doktor i shkencave të mjekësisë
Lindi më 1934 në Lushnje. Shkollën fillore e kreu në Ferizaj, të mesmen (gjimnazin) në Prishtinë. Fakultetin e Mjekësisë në Shkup më 1961. Pas një përvoje të gjatë mjekësore doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në maj të vitit 1978 me temën: “ EFEKTET JOSPECIFIKE TË PLUHURIT NË SHFAQJEN E SËMUNDJEVE KRONIKE OBSTRUKTIVE TË MUSHKËRIVE NË KUSHTET E EKSPOZIMIT INDUSTRIAL“(sr). Dr. Mehmet Begraca në fillim punoi si mjek në Ferizaj, prej vitit 1967 punoi në Dispanserinë e Medicinës së Punës të Kombinatit „Kosova“ në Obiliq. Specializimin e medicinës së punës e kreu në Beograd, mandej u zgjodh ligjërues i lëndës Medicina e punës në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës, ku arriti deri te prof. ordinar i kësaj lënde në këtë fakultet, ku ka qenë prodekan edhe dekan i këtij fakulteti. Dr. M. Begraca shumë kohë ka qenë drejtor i Dispanserit të Medicinës së Punës në KXM „KOSOVA“ - Obiliq. Ka qenë sekretar Krahinor për Shëndetësi e Politikë Sociale të Kosovës, ka të botuara më tepër se 50 punime shkencore, ka marrë pjesë në shumë kongrese shkencore në vend dhe jashtë vendit. Në Institutin e mjekësisë së Punës në Obiliq punoi deri në pension.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.