← Shfleto

Mehmet Ahmetaj

Doktor i shkencave të filologjisë

Lindi më 1946 në Vuthaj të Plavës. Shkollën fillore e filloi në Vuthaj dhe e kreu në Guci. Shkollen e mesme e kreu në Pejë, kurse Fakultetin Filozofik-Dega gjuhes dhe Letërsi Shqipe, e kreu në Prishtinë më 1975. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Prishtinë, ku edhe magjistroi në mars të vitit 1986 me temën:”E FOLMJA SHQIPE E PLAVËS DHE GUCISË ME RRETHINË”. Mr. Mehmet Ahmetaj doktoroi në Institutin Albanologjik të Prishtinës në korrik të vitit 2000 me temën:” E FOLMJA E ANËS SË MALIT”. Dr. Mehmet Ahmetaj në fillim punoi si prof. i gjuhës shqipe në shkolla të mesme si në: Podujevë, Lipjan e Prishtinë. Një kohë ka punuar në Fakultetin Juridik të Prishtinës, kurse prej vitit 1981 punon në Institutin Albanologjik të Prishtinës ku arriti shkallën e Bashkëpunëtor shkencor në këtë Institut ku edhe tash punon. Dr. M.Ahmetaj ka 50 punime shkencore të botuara, ka edhe 3 libra, një si koautor.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.