← Shfleto

Mehdije Dushi

Magjistër e shkencave të natyrës – fizikës

Lindi më 1941 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) e kreu në vendlindje. Fakultetin Filozofik-Dega e Fizikës e kreu në Prishtinë më 1967. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin SHMN të Zagrebit, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1982 me temën: ”DENDËSIA E VENDOSJES SË DISA NIVELEVE TË ATOMEVE NË DISA PËRZIERJE ORGANIKE TË ARGONIT DHE BROMIT”(kr). Mr. Mehdije Dushi në fillim punoi si profesoreshë e fizikës në Gjimnaz të Gjakovës, në Shkollën Teknike të Prishtinës, në vitin 1976 u zgjodh asistente e fizikës në Fakultetin e Xehetarisë-Metalurgjisë të Mitrovicës ku punoi deri në vdekje që e ndau para se ta përfundonte tezën e doktoratës. Vdiq në Prishtinë më 1991.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.