Mehdi Polisi
Doktor i shkencave të filologjisë
Lindi më 1953 në Dobovjan të Strugës. Shkollën fillore e nisi në vendlindje dhe e kreu në Veleshtë, kurse të mesmen (Medresen) e kreu në Prishtinë, ku e kreu edhe Fakultetin Filozofik-Dega e Orientalistikës më 1977. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet ku edhe magjistroi në Prishtinë në maj të vitit 1987 me temën: ”ADAPTIMET FONETIKE DHE MORFOLOGJIKE TË HUAZIMEVE ORIENTALE NË GJUHËN SHQIPE” Mr. Mehdi Polisi doktoroi në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës në dhjetor të vitit 1998 me temën: ”TURQIZMAT NË TË FOLMEN SHQIPE TË MAQEDONISË”. Dr. Mehdi Polisi së pari punoi si mësimdhënës, mandej në Arkivin Historik të Ohrit, kurse prej vitit 1980 në Fakultetin e Filologjisë-Dega e Orientalistikës - në Prishtinë së pari si asistent, mandej ligjërues i Gjuhës turke për studentë Shqiptarë, ku arriti deri te prof. ordinar në këtë fakultet. Ka qenë në specializim për gjuhë në Stamboll. Ishte shef i Degës së Orientalistikës. Ka të botuara 35 punime, njësi bibliografike, një libër universitar si dhe 10 libra të përkthyer të Sami Frashërit nga Osmanlishtja në shqipe dhe 4 vepra tjera.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.