Mehdi Jashari
Doktor i kineziologjisë
Lindi më 1944 në Ferizaj. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen në Prishtinë. Fakultetin e Kulturës Fizike e kreu në Sarajevë më 1977. Tezën e disertacionit e mbrojti në Institutin e lartë të Kulturës Fizike në Tiranë ku edhe doktoroi në tetor të vitit 1995 me temën: ”MBROJTJA ZONALE 6. 6, 3. 2, 1 AKTIVE-AGRESIVE NË PËRSHTATJEN ME VEÇORITË E SULMIT PAKSON SASINË DHE EFIKASITETIN E TIJ”. Dr. Mehdi Jashari në fillim punoi në shkollë fillore dhe të mesme të Ferizajt, mandej në LOFK të Universitetit të Kosovës. Tash është prof. inordinar i notit në Fakultetin e Kulturës Fizike të Prishtinës, ka qenë dekan i këtij fakulteti dhe ka të botuara 9 punime profesionale.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.