Mehdi Cani
Doktor i shkencave të mjekësisë
Lindi më 1936 në Zerqane. Aty kreu shkollën fillore, të mesmen dhe Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë më 1958 dhe kualifikimin pasuniversitar për mjek infeksionist dhe neurolog. Ka qenë konsulent i vetëm për Neuroinfeksionet në gjithë vendin (1980-1996). Është doktor i shkencave mjekësore dhe ka krye studimin: “MBI MENINGITIN NË SHQIPËRI PËR PERIUDHËN 1876 -1991”. Ka punuar si mjek në Spitalin e Bulqizës, mandej drejtor i Spitalit të Peshkopisë. Ka qenë shef i Seksionit të Shëndetësisë, drejtor i Spitalit nr.3, pedagog në Fakultetin e Mjekësisë të Tiranës, dhe mësimdhënës në Shkollën e Lartë të Infermierisë. Dr. Mehdi Cani mori pjesë në simpoziume ndërkombëtare në disa shtete. Ka botuar tekste për sëmundjet ngjitëse, si dhe më se 50 punime të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Për merita në punë ka marrë disa urdhra e medalje si dhe titullin “Punonjës i shquar në shkencat mjekësore e teknike”.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.