← Shfleto

Medar Shtylla

Doktor i veterinarisë

Lindi në shkurt të vitit 1907 në Shtyllë të Kolonjës. Mësimet fillestare i kreu në vendlindje, kurse shkollën e mesme dhe Liceun Francez i kreu në Korçë. Pasi fitoi në konkursin studioi në Universitetin Shtetëror në Tulluzit, ku i përfundoi studimet dhe fitoi Medalien e bronzit dhe u diplomua “Doktor veterinër” më 1933. Dr. Medar Shtylla aplikoi metoda të reja shkencore për ndërzime artificiale dhe për herë të parë pati ndërhyrje kirurgjike te kafshët. Dr. M Shtylla ka botuar dy libra “ Krahasimi antropometrik i kalit të kryqëzuar me atë arab” dhe “ Sëmundjet kantagioze te kafshët shtëpiake në Shqipëri”. Ka marrë pjesë në shumë Simpoziume shkencore në vend dhe jashtë (Shqipërisë) në Evropë. Dr. Medar Shtylla është pjesëmarrës në LANÇ. Më vonë emërohet në Ministrinë e Pushtetit Lokal dhe me 1945 zgjidhet deputet dhe ministër i Ekonomisë Kombëtare të Pyjeve të Shqipërisë. Vdiq në Tiranë më 1963.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.