Mazllum Saneja
Magjistër i shkencave të filologjisë
Lindi më 1945 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin Filozofik – Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe i kreu në Prishtinë më 1970. Studimet pasuniversitare i filloi në Prishtinë dhe i kreu në Varshavë, ku edhe magjistroi me temën:”?“. Mr. Mazllum Saneja merret me shkrime poezish kryesisht për të rritur dhe filloi të botonte që nga vitet e 60-ta dhe bashkëpunon me shumë revista e gazeta që dalin në Prishtinë. Ka të botuara dy vepra. Jeton dhe punon në Poloni.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.