Mazllum Beqa
Magjistër i shkencave të ekonomisë
Lindi në shtator të vitit 1942 në Gjakovë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje të mesmen Ekonomike e kreu në Pejë. Fakultetin Ekonomik e kreu në Prishtinë më 1965. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Ekonomik të Zagrebit ku edhe magjistroi në prill të vitit 1976 me temën: ” LLOGARITJA E VEPRIMTARISË PUNUESE NË ORGANIZATAT BAZË TË PUNES SË BASHKUAR”(kr). Mr. Mazllum Beqa ka punuar si ekonomist në Sherbimin e Kontabilitetit Shoqëror në Gjakovë, Zavendës drejtorit në “Napredak” të Gjakovës, Viceguverner në Banken e Popullore të Kosovës në Prishtinë. Aktualisht është drejtor i Bankës Ekonomike në Prishtinë. Mr. Mazllum Beqa ka 5 punime shkencore të botuara.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.