← Shfleto

Mazllum Belegu

Doktor i shkencave të mjekësisë

Lindi më 1950 në Pejë. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në venlindje. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Beograd më 1969. Edhe studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Degën e Hematologjisë Eksperimentale në Beograd ku edhe magjistroi në maj të vitit 1977 me temën: ”TESTIMI I IZOLIMIT TË HALONIT LIMFOCITAR DHE PARAQITJA FAKTIKE IN VIVO DHE INVITRO”(sr). Mr. Mazllum Belegu doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në tetor të vitit 1980 me temën: ”STUDIMI KLINIK DHE EKSPERIMENTAL I NDRYSHIMEVE TË PARAMETRAVE HEMATOLOGJIKË NË KUSHTET E HIPOKSISË”. Dr. Mazllum Belegu së pari punoi si mjek në Spitalin e Pejës, në Spitalin e Prishtinës Specializoi në Amerikë. Prej vitit 1972 u angazhua si asistent i Fiziologjisë Patologjike në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës, ku arriti deri te prof. ordinar i kësaj lënde në këto fakultet. Ka të botuara 40 punime shkencore dhe një dispencë si koautor, tash është drejtor i Transfuzionit të gjakut në Prishtinë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.