← Shfleto

Mazllom Smajli

Magjistër i shkencave të mjekësisë

Lindi më 1960 në Pejë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë më 1985. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë të Zagrebit, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1994 me temën: ”NDËRRIMET MORFOLOGJIKE NË GJAKUN PERIFERIK TE GASTROENTEROCOLITET AKUT”(kr). Mr. Mazllom Smajli së pari punoi si mjek në Pejë mandej e kreu specializimin për gjinekolog në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës. Aktualisht punon si mjek specialist në Pejë. Ka të botuara disa punime profesionale.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.