← Shfleto

Masar Nagavci

Magjistër i shkencave të psikologjisë

Lindi më 1934 në Gjakovë. Shkollën fillore e kreu në Pejë, të mesmen (Normalen) në Prishtinë. Fakulteti Filozofik-Grupi i Psikologjisë e kreu në Beograd më 1959. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Filozofik-Dega e Psikologjisë në Zagreb, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1978 me temën: ”STEREOTIPET ETNIKE TË FËMIJËVE NË MBARIM TË SHKOLLËS FILLORE”(kr). Mr. Masar Nagavci së pari punoi si profesor në Normalen e Prizrenit dhe të Prishtinës. Ka qenë edhe drejtor i kësaj shkolle. Ka ligjëruar Psikologjinë në SHLP të Prishtinës, kurse më 1967 u zgjodh asistent i psikologjisë në Degën e Pedagogjisë në Fakultetin Filozofik të Prishtinës ku ishte edhe ligjërues dhe prodekan i këtij fakulteti. Ka të botuara 12 punime shkencore si autor, 5 tekste shkollore e doracakë të përkthyer nga serbishtja.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.