← Shfleto

Masar Gashi

Doktor i shkencave të mjekësisë

Lindi më 1949 në Prizren. Shkollën fillore dhe të mesmen (të Mjekësisë) i kreu në vendlindje. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Zagreb më 1973, ku i kreu edhe specializimin dhe doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në prill të vitit 1987 me temën: ”NDIKIMI I ANTAGONISTËVE TË KALCIUMIT NË NIVELIN E FOSFATEVE ORGANIKE GJATË INFARKTIT AKUT TË MIOKARDIT”(sr). Dr. Masar Gashi së pari punoi si mjek në Prizren mandej u zgjodh asistent i Mjekësisë Interne dhe arriti deri te prof. ordinar i kësaj lënde në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës. Specializimin e kreu në Hjuston. Ka të botuara 50 punime shkencore edhe jashtë vendit. Është kardiolog i shquar në Klinikën Interne të Fakultetit të Mjekësisë të Prishtinës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.