Masar Drini
Magjistër i artit figurativ
Lindi më 1943 në Prizren. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (shkollën e Artit) në Pejë. Fakultetin e Arteve e kreu në Prishtinë më 1979. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Arteve në Beograd ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1981 me temën: ”PIKTURIMI QË NA RETHON”(sr). Mr. Masar Drini në fillim punoi si mësimdhënës i artit figurativ në shkollë fillore, mandej në Gjimnaz të Prizrenit. Ka marrë pjesë në shumë ekspozita individuale dhe kolektive në Kosovë dhe jashtë sajë. Është piktor i zellshëm, jeton dhe punon në vendlindje.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.