← Shfleto

Maruf Arnauti

Magjistër i shkencave të filologjisë

Lindi në Siri më 1851. Ishte me prejardhje shqiptar. Maruf Arnauti u shkollua dhe jetoi në Siri. U mor me shkrime, me romanet e tij u bë i njohur në letërsinë arabe. Romanin e parë e shkroi më 1929, ky Roman kishte tri vëllime (918 faqe). Romani i dytë ju botua më 1936 në Damask. Një vjet më vonë botoi romanin e tretë (1937), romanin e katërt më 1942, kurse romaoni i pestë i mbeti në dorëshkrim sepse Marufi vdiq. Maruf Arnauti studioi artin teatral. Shkroi edhe drama. Më e njohura është drama “Xhelal Pashë Gjakatari” e botuar me 1919. Kjo dramë u mirëprit nga shikuesit dhe artdashësit e Damaskut. Shkroi dhe botoi në gjuhën arabe. Për kontributin e tij në shkencat e filologjisë radhitet si magjistër i filologjisë. Maruf Arnauti vdiq në Damask më 1948.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.