← Shfleto

Martin Segoni

Doktor i drejtësisë kanonike

Lindi në Novobërdë të Kosovës. Mësimet fillestare, të mesmet dhe të lartat i bëri në Padovë të Italisë ku edhe doktoroi në shkurt të vitit 1475. Martini doktoroi në lëmin e drejtësisë kanonike-kishtare dhe është doktori i parë shqiptar nga Kosova. Dr. Martin Segoni shërbeu si prift në Ulqin deri në vdekje (1485). Sipas të dhënave të gjetura deri më tash M. Segoni ka qenë biografi i parë i Skëderbeut, humanist i shekullit XIV dhe misionar i Papës Sixtus i VI për përcjelljen e lëvizjes së ushtrisë turke në Ballkan. Dr. Martin Segoni është doktori i parë në trojet shqiptare jashtë Shqipërisë. Sipas të dhënave të hulumtuara del se Dr. Martin Segoni me prejardhje nga Kosova (Novobërda) me të nisen themelet e shkencës në Kosovë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.