← Shfleto

Martin Camaj

Doktor i shkencave të filologjisë

Lindi më 1925 në Telum të Temalit Malësi e Dukagjinit. Shkollën fillore dhe të mesmen (Kolegjin Severian) i kreu në Shkodër, emigroi në Jugosllavi më 1945. Fakultetin Filologjik-Degën e gjuhëve sllave dhe të Poezisë Ballkanike e kreu në Beograd më 1948. Martin Camaj kaloi në Kosovë, e prej andej emigroi në Itali më 1956 ku i kreu studimet pasuniversitare dhe doktoroi në shkencat e filologjisë në Romë në mars të vitit 1960 me temën: ”MESHARI I GJON BUZUKUT”(it). Dr. Martin Camaj krijimtarinë letrare e filloi në vitet pesëdhjetë të shekullit të kaluar ku shkroi poezi e prozë. Ka qenë kryeredaktor i revistës “Shejza” që botohej në Romë. Më 1961 kaloi në Mynih të Gjermanisë, ku merrej me studime albanistike. Ka të botuar një Gramatikë të Gjuhës Shqipe dhe ka të botuara 12 vepra me poezi të përkthyer në shumë gjuhë të Botës. Më 1991 Dr. Martin Camaj fitoi çmimin e “Rilindjes” për librin më të mirë të vitit. M. Camaj vdiq në Gjermani më 1992.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.