Martin Berishaj
Doktor i dyfisht i shkencave politike dhe sociologjisë
Lindi në mars të vitit 1963 në Tuzi të Malsisë së Madhe. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në Tuz. Fakultetin e Shkencave Politike e kreu në Lubjanë më 1984. Studimet pasuniversitare i bëri në të njejtin fakultet ku edhe magjistroi në shtator të vitit 1986 me temën: ”PRERJA TËRTHORE POLITIKOLOGJIKE E SHOQËRISË SHQIPTARE”(Sl). Mr. Martin Berishaj në të njejtin fakultet edhe u doktorua (Fakulteti i Shkencave Politike) në Lubjanë në mars të vitit 1989 me temën: ”KONTESTI I FJALËS SË DHËNË NË POLITIKË”(Sl). Dr. Martin Berishaj për së dyti ka doktorua në Fakultetin Filozofik të Lubjanës Dega e Sociologji dhe Antropologjisë, me temën: ” AUTOQEFALIA E KISHËS ORTODOKSE SHQIPTARE”(Sl). Doktori i dyfisht i shkencave Martin Berishaj më 1985 u zgjodh asistent në Fakultetin e Shkencave Politike në Lubjanë për lënden Diskutimet ideologjike dhe Hyrja në shkencat politike, më vonë u zgjodh ligjërues i lëndës Sociologji e Kulturës në Fakultetin Filozofik Dega Sociologjia e Kulturës në Lubjanë. Dr. Martin Berishaj ka të botuara më tepër se 157 punime shkencore në revista të recensuara ndërkombtarisht, si dhe 4 libra të botuara, ka ligjërua nga dy module në “Kolumbia University”, ka qenë profesor vizity-ligjërata të porositura që mbajti në 50 universitete jashtvendit. Aktualisht është profesor i rregullt në Universitetin e Lubjanës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.