← Shfleto

Marko Bello

Doktor i shkencave juridike

Lindi në shtator të vitit 1961 në Berat. Mësimet e para dhe të mesmet i mori në vendlindje, kurse Fakultetin e Filologjisë - Dega Gjuhë Frenge e kreu në Tiranë më 1985. Po aty e kreu edhe kursin pasuniversitar për diplomaci. Pas shkollimit në diplomaci i vazhdoi studimet në Fakultetin e Drejtësisë (Nikolac Titulesku) në Universitetin Shtetëror të Karajevës (Rumani) ku edhe u doktorua në shkencat juridike ndërkombëtare. I vazhdoi studimet në Universitetin e Harvardit. Dr. Marko Bello ka qenë ambasador i Shqipërisë në Rumani, në vitin 2000 ka qenë zv.ministër i Mbrojtjes i Shqipërisë, ministër i Shtetit për Integrimin Evropjan dhe ministër i Shtetit për Kordinim. Ka të publikuara punime shkencore në vend dhe jashtë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.