← Shfleto

Mark Sopi

Magjistër i shkencave të teologjisë

Lindi më 1938 në Binçë të Vitisë. Shkollën fillore e kreu në Binçë e Viti, kurse të mesmen në Pazin të Kroacisë. Fakultetin e Teologjisë e filloi në Zagreb dhe e kreu në Romë më 1967. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Teologjisë në Romë ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1968 me temën: ”MARTINIZMI I BINÇES DHE STUBLLËS NË PERIUDHËN 1843 – 1846”(it). Mr. Mark Sopi si i shuguruar emërohet famulltar në Ferizaj pas një kohe kaloi në Zllakuçan, kurse më 1991 shkoi në Durrës. Mr. Dom Mark Sopi përveç predikimeve fetare është marrë edhe me shkrime në revistat fetare e letrare, ka të botuar edhe një vepër më 1995. Mr. Mark Sopi tash është Ipeshkëv i Ipeshkvisë së Kosovës në Prizren. Vdiq më 2006.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.