← Shfleto

Marjan Marku

Magjistër i teologjisë

Lindi në mars të vitit 1963 në Binçë të Vitisë. Shkollën fillore e nisi në Binçë dhe e kreu në Viti, kurse të mesmen (Gjimnazin) e kreu në Suboticë. Fakultetin Filozofik-Teologjinë e kreu në Sarajevë më 1988. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Teologjisë në Vjenë ku edhe magjistroi në prill të vitit 1999 me temën: ”NIKETA, IPESHKËV NGA REMESOANA-JETA, VEPRAT, TEOLOGJIA DHE JETA E KRISHTERË”(gj). Mr. Marjan Marku së pari punoi si vetak në Novosellë të Gjakovës, mandej shkoi në Vjenë dhe themeloi Misionin Katolik Shqiptar, më 1998 kaloi në Zvicër atje gjendet në misionin Katolik Shqiptar për gjithë Zvicrën.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.