← Shfleto

Marjan Demaj

Doktor i shkencave të natyrës – matematikës

Lindi më 1957 në Shtupë të Klinës. Shkollën fillore e kreu në Budisalc, Gjimnazin Matematikor në Prishtinë. FSHMN-Dega Matematikë e kreu në Prishtinë më 1980. Po në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në janar të vitit 1984 me temën: ”DISA VEÇORI TË INTERPOLOMIT TË FUNKSIONEVE ANALITIKE NË HAPËSIREN E HILBERT-it”. Mr. Marjan Demaj doktoroi në FSHMN të Prishtinës në dhjetor të vitit 1987 me temën: ”INTERPRETIMI I SHUMËFISHTË NË HAPËSIRËN Hp PA KONDITËN E KARLESON-it”. Dr. Marjan Demaj ka qenë në specializim në BRSS. Në fillim punoi si prof. i matematikës në Gjimnaz të Prishtinës, më 1981 zgjidhet asistent i matematikës III në Fakultetin e Elektroteknikës të Prishtinës ku arriti deri te prof. ordinar i gjeometrisë deskriptive në këtë fakultet. Ka të botuara disa punime shkencore.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.