← Shfleto

Marin Barleti

Doktor i dyfisht ( teologji dhe drjtësi kanonike)

Lindi në vitin 1460 në Shkodër. Mësimet e para i bëri në vendlindje të mesmet në Venedik. Studimet për teologji dhe drejtësi kanonike i kreu në Universitetin e Padovës ku edhe doktoroi në teologji dhe në drejtësi kanonike. Dr. Marin Barleti ishte humanist dhe historian i njohur, mori pjesë në luftë kundra osmanlijve për mbrojtjen e Shkodrës. Dr. M. Barleti ka dhënë mësim në Universitetin e Padovës. Ka punuar si prift në qendra të ndryshme të Shqipërisë. Ka dhënë kontribut të madh në historiografinë shqiptare, ka shkruar tri vepra historike të botuara në Venedik dhe Romë si Historinë e Skenderbeut. Vdiq më 1513. Fotografia e marrë nga Google.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.