Maria Koçi
Doktor i shkencave të gjeologjisë
Lindi në tetor të vitit 1944 në Prizren. Shkollën fillore dhe Politeknikumin i kreu në Tiranë, pa shkëputje nga puna e kreu edhe Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave të Tiranës më 1974. Po në këtë fakultet u doktorua më 1993 me temën: ” PËRCAKTIMI I PËRBËRIES MINERALE TË MINERALIZIMIT FOSFATIK TË JUROSIT KRETAKUT NË ZONËN JONIKE”. Dr. Marie Koçi së pari punoi si teknike gjeologe në Ndërmarrjen Gjeologjike të Tiranës, punoi si inxhiniere-mineraloge në Ndërmarrjen Gjeologjike të Rubikut, në Institutin e Kërkimeve Gjeologjike të Tiranës. Më 1995 mori titullin “Mjeshtër kërkimesh”. Dr. M.Koçi është marrë me mineralogji të metaleve të çmuara. Rezultatet e kërkimeve i paraqiti në raporte të ndryshme, në 10 artikuj shkencorë të botuar dhe në 5 kumtesa jashtë vendit. Mori pjesë në simpoziume në vend dhe jashtë. Ka qenë pedagoge e jashtme në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave të Tiranës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.