← Shfleto

Margarita Husko

Doktor e shkencave të natyrës – biologjisë

Të dhëna biografike nuk kemi, por dihet se Fakultetin e Shkencave të Natyres – Dega e Biologjisë, e kreu në Tiranë më 1972. Punoi si profesore e Biologjisë Ka dhënë provimin pasuniversitar për Mikrobiologjinë e përgjithshme, gjenetika e mikroorganizmave, mandje u specializua në Universitetin “La Spoienza” të Romës më 1982. Më 1986 mori titullin “Kandidate e Shkencave,” me vendimin e Komisionit kualifikues shkencor nr. 141 të datës 24.09. 1986, “Doktor i Shkencave” në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave nr.786 (17.12. 1988). Dr. Margarita Husko më 1994 u zgjodh asistent profesor me vendimin nr.11 të datës 13.12.1994. Kjo së pari (1973) u pajis në Tiranë, mandej punoi si mësuese e biologjisë dhe e kimisë në Shkollën e Mesme të Skraparit dhe drejtor shkolle në Grepckë Skrapar. Në vitin 1977 punoi në Teknikën Shkencore për Mikrobiologji në Katedrën e Botanikës të Fakultetit të Shkencave të Natyrës të Tiranës, prej vitit 1995 punoi në një Program në Institutin e Shëndetësisë Publike të Tiranës. Udhëheqi edhe disertacione e tash është profesoresh në degën e Biologjisë të Fakultetit të Shkencave të Natyrës të Tiranës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.