← Shfleto

Marengelen Gjonaj

Doktor i shkencave teknike – makinerisë

Lindi në mars të vitit 1946 në Tiranë. Shkollimin fillore dhe të mesmin i kreu në vendlindje, ku e kreu edhe Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike dhe diplomua më 1969 në Tiranë. Po në këtë fakultet edhe doktoroi në dhjetor të vitit 1983 me temën: ”QËNDRESA NË LODHJE E ÇELIQEVE SHQIPTARE PËR KONSTRUKTIM MAKINASH”. Dr. Marengelen Gjonaj së pari u punësua në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike të Tiranës si ligjërues i lëndëve Elementet e makinave, Makinat peshëngritëse dhe transportuese. Ishte dekan i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe përgjegjës i Katedrës së Konstruksioneve Mekanike dhe drejtor i Departamentit të Makinerisë. Dr. M. Gjonaj mori pjesë në rrjetin e Kërkimeve shkencore “Copernikus” të Bashkësisë Evropiane dhe në program të NATO-S. Universiteti evropian e ka fituar disa herë, ia njohën statusin “Profesor i ftuar” dhe u dekorua me urdhrin e shtetit Francez “Palma akademike”. Dr. M. Gjonaj ka përcjellë studentët pasuniversitarë dhe disa disertacione. Ka të botuara disa monografi dhe 20 punime shkencore në revista të vendit dhe jashtë. Ishte në specializim në Francë, Itali, Austri dhe Angli. Dr. M. Gjonaj e ligjëronte lëndën Makinat peshëngritëse dhe transportuese në Fakultetin Teknik të Prishtinës prej vitit 1978 e deri më 1981.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.