Man Dajaku
Magjistër i shkencave të mjekësisë
Lindi në nëntor të vitit 1954 në Rakinicë të Skenderajt. Shkollën fillore e nisi në vendlindje kurse e kreu në Turiqevc. Gjimnazin e kreu në Skenderaj. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë më 1979. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë në Sarajevë, ku edhe magjistroi në mars të vitit 1996 me temën: ”STUDIM EPIDEMIOLOGJIK I TUBERKULOZIT NË KOMUNËN E SKENDERAJT NGA KËNDVESHTRIMI I FAKTORËVE SOCIOMEDICINAL”(sr). Mr. Man Dajaku punën e filloi si mjek në Qendrën Klinike të Mjekësisë Familjare në Skenderaj më 1979. Ka kryer specializimin dhe studimet për menaxhment Shëndetësor. Aktualisht punon në QKMF në Skenderaj. Ka marrë pjesë në disa tubime shkencore në vend dhe ka të botuara disa punime.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.