← Shfleto

Maliq Ymeri

Doktor i shkencave shoqroro – ekonomike

Lindi në Mitrovicë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin Ekonomik e kreu në Prishtinë. Pas një përvoje doktoroi në Universitetin e Sorbonës në Francë. Në qershor të vitit 1980 me temën: ”POZITA DHE STRATEGJIA E JUGOSLLAVISË NË DIALOGUN VERI-JUG”(fr). Dr. Maliq Ymeri si ekonomist i dalluar dhe si doktor i shkencave ekonomike ka qenë anëtar i Bordit të Bankës Botërore të New Jorkut të SHBA-s si përfaqësues i Evropës Juglindore. Dr. Maliq Ymeri jeton dhe punon jashtë Kosovës. YMERI. I. RIFAT Doktor i shkencave të mjekësisë-stomatologjisë Lind me 1927 në Gjakovë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse Gjimnazin në Prishtinë. Fakultetin e Stomatologjisë e kreu në Beograd me 1960. Po në këtë Fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe u magjistrua në Beograd në qershor të vitit 1976 me temën: ”DËMTIMI AKCIDENTAL I PARADONCIUMIT”(sr). Mr. Rifat Ymeri u doktorua në Fakultetin e Stomatologjisë në Beograd në dhjetor të vitit 1981 me temën: ”DËMTIMI I INDEVE ORALE NË SUTURNIZËM”(sr). Dr. Rifat Ymeri së pari punoi si stomatolog në Gjakovë e me 1969 kaloi në Shtëpinë e Shëndetit në Prishtinë ku me 1978 zgjidhet asistent në Fakultetin e Mjekësisë-Dega e Stomatologjisë në Prishtinë për lëndën Sëmundjet e Gojës ku më vonë arriti deri te prof. Ordinar i kësaj lënde në këtë Fakultet. Dr. R. Ymeri specializoi stomatologjinë në Beograd. Ka 30 punime shkencore të botuara nga lëmia e Stomatologjisë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.