Mahmut Bakalli
Magjistër i shkencave politike
Lindi më 1936 në Prizren. Shkollën fillore e kreu në Prizren, Shkollën e mesme (Tekniken) në Mitrovicë. Fakultetin e Shkencave Politike e kreu në Beograd më 1967. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Juridik të Beogradit ku edhe magjistroi në maj të vitit 1970 me temën: ”TEORIA E GRUPIT TË INTERESIT NË POLITIKË“(sr). Mr. Mahmut Bakalli në fillim punoi në agjensinë e JAT-it në Beograd, mandej në Fabrikën e Tekstilit në Gjakovë, si ligjërues në Fakultetin e Mjekësisë dhe në atë Filozofik të Prishtinës. Mr. Mahmut Bakalli shumicën e jetës e ka kaluar në veprimtarinë politike prej kryetarit të Rinisë së Kosovës deri te funksionet më të larta shtetërore në KSA të Kosovës dhe në Jugosllavi, si politikan profesionist. Kohën e fundit ka punuar në Bashkësinë Krahinore të punës Punë Shkencore, ka të botuara 20 punime shkencore.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.