← Shfleto

Mahir Domi

Akademik – bashkëpunëtor i vjetër shkencor

Lindi më 1915 në Elbasan. Mësimet e para i mori në vendlindje, arsimin e mesëm e përfundoi në Liceun e Korçës (1937). Studimet i kreu në Universitetin e Grenoblit më 1941 në gjuhët klasike: latinisht, greqisht si dhe filologjinë frenge. Më 1942 u punësua në Normalen e Elbasanit si mësimdhënës. Ishte edhe drejtor i saj (1945-47), prej aty u emrua Ministër i Arsimit i Shqipërisë. Më 1950 kaloi në Institutin e Shkencave-Institutin e Historisë e Gjuhësisë. Gradën “Bashkëpunëtor i vjetër shkencor” më 1957 dhe pastaj filloi si pedagog në Universitetin e Tiranës në Katedren e gjuhës Shqipe. Veprimtaria e tij shkencore u kurorëzua me dhënjen e gradës anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Ka marrë disa medalje e çmime si “Laureat i Çmimit I të Republikës”. Është nderuar me titujt”Mësues i Popullit” dhe “Qytetar Nderi i Elbasanit”. Vdiq në Tiranë në vitin 2000.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.