← Shfleto

Lutfi Turkeshi

Doktor i shkencave në gazetari

Lindi në dhjetor të vitit 1947 në Dibër Madhe. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin Filozofik-Dega Gjuhë Ruse - e filloi në Shkup dhe e kreu në Zagreb në Degën e Gazetarisë, ku diplomoi në Shkencat politike më 1966. Studimet pasuniversitare i bëri në Universitetin e Zagrebit, kurse doktoroi në Universitetin e Tiranës më 1998 dhe fitoi graden “Doktor i stenografisë së Gazetarisë”. Dr. Lutfi Turkeshi punon në Radio Shkupi si redaktor i Kulturës në programin shqip. Specializoi gazetarinë dhe merret me kritika letrare, recensione, ese e fejtone dhe ka të botuara 2 vepra. Dr. L. Turkeshi është anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë dhe anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Evropës me qendër në Bruksel. Ka bashkëpunuar me shumë organe të shtypit shqiptar e maqedonas si me “Flaka” e “Rilindja” etj. Jeton në Shkup.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.