← Shfleto

Lutfi Musiqi

Magjistër i shkencave teknike – elektroteknikës

Lindi më 1968 në Manzë të Vushtrrisë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin Matematikor) i kreu në Vushtrri. Fakultetin e Elektroteknikës e kreu në Prishtinë më 1994. Studimet pasuniversitare i bëri në Universitetin të Londrës ku edhe u magjistrua në qershor të vitit 1997 me temën:”?“(an). Mr. Lutfi Musiqi si magjistër zuri punë në një Kompani Projektuese Angleze. Në vjeshtën e vitit 1998 Lutfiu prej Anglie shkoi te vëllezërit në Norvegji dhe përherë të fundit u takua me ta. Lutfiu kishte vendosur me ju përgjigjur Zërit të Atëdheut për luftë në Kosovë dhe në mars të vitit 1999 shkoi në luftë si ushtar i UÇK dhe së bashku me Bajram Beqirin nga Shala e Bajgorës. Në fillim të prillit u inkuadrua në Brigadën 138 “Agim Ramadani” në front te Rrasat e Kosharës, më 30 prill 1999 granata e armikut serb e goditi për vdekje. Më 1 Maj 1999 Lutfiu u varros në Bajram Curr me ceremoni të Ushtrisë Shqiptare, kurse më 1.09. 1999 Lutfiu rivarroset në Varrezat e Dëshmorëve në Bletaj të Vushtrrisë. Me emrin e Lutfi Musiqit si dëshmor Kombi, u pagëzua Shkolla Teknike në Vushtrri.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.