Lutfi Kallani
Doktor i shkencave të gjeologjisë
Lindi në maj të vitit 1952 në Tiranë. Shkollën fillore, të mesmen dhe Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave i kreu në Tiranë më 1975. Po në këtë fakultet edhe u doktorua më 1986 me temën: ” APLIKIMI I METODAVE GJEOFIZIKE NË ZGJEDHJEN E DISA PROBLEMEVE GJEOLOGO - INXHINIERIKE”. Dr. Lutfi Kallani punua si inxh. gjeofizik në Ndërmarrjen Gjeofizike të Tiranës, në Ndërmarrjen Gjeologji-Gjeodezi. U mor me punime gjeofizike-elektrometri për kërkimin e xeheroreve të bakrit dhe studimet gjeologo-inxhinierike në Hidrocentralin e Bajës dhe në Hekurudhën Milot-Klos.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.