Lutfi Dervishi
Doktor i shkencave të mjekësisë
Lindi më 1955 në Gradicë të Drenasit. Shkollën fillore e kreu në Dobroshec, kurse të mesmen (gjimnazin) në Gllogoc. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë më 1979. Specializimin e bëri në Fakultetin e Mjekësisë të Zagrebit. Pas një përvoje të gjatë mjekësore doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit “Ludwig Maximilians” të Mynihut (Gjermani) në mars të vitit 1990 me temën:”NDIKIMI I HIPERTERMISË NË PARAQITJEN E TUMOREVE TË UROTELIT TE MINJËT E PRROJEVE”(gj). Dr. Lutfi Dervishi pas kryerjes së Fakultetit të Mjekësisë punoi si mjek në Skenderaj, në Drenas mandej në Klinikën e Kirurgjisë të Fakultetit të Mjekësisë të Prishtinës dhe arriti deri te prof. ordinar i lëndës së kirurgjisë-urologjisë. Ka të botuara 15 punime shkencore shumicën në Gjermani, tash vepron si specialist i pavarur ka Ordinancën-Spitalin e Urologjisë në Prishtinë dhe ka të botuar një tekst universitar për Urologji.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.