Lush Culaj
Doktor i shkencave të historisë
Lindi në maj të vitit 1966 në Klinë. Shkollën fillore dhe të mesmen (gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin Filozofik-Dega e Historisë e kreu në Prishtinë më 1990. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet të Prishtinës, ku edhe magjistruoi në qershor të vitit 1996 me temën: ”KOMITETI “MBROJTJA KOMBËTARE E KOSOVËS” 1918-1924”. Mr Lush Culaj doktoroi në Institutin Albanologjik të Prishtinës në prill të vitit 2001 me temën: ”SHQIPËRIA DHE PROBLEMI KOMBËTAR 1918-1928”. Dr. Lush Culaj së pari ishte nënpunës në BVI-në e Punësimit në Skenderaj, mandej prof. i historisë në Gjimnaz të Klinës. Më 1996 u pranua hulumtues i pavarur në Institutin Albanologjik të Prishtinës dhe arrit deri te bashkëpunëtor shkencor në këtë institut. Dr. L. Culaj ka të botuara më tepër se 35 punime shkencore një tekst dhe 4 libra.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.