Lumturie Gashi-Luci
Doktor e shkencave të mjekësisë
Lindi më 1951 në Pejë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Beograd më 1976. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë të Zagrebit, ku edhe magjistroi në janar të vitit 1986 me temën: ”VARIACIONET HISTOLOGJIKE DHE KRITERET E KLASIFIKIMIT TË TUMOREVE MENINGJEALE”(kr). Mr. Lumturie Gashi-Luci doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në prill të vitit 2002 me temën: ”MARRËDHËNIET NDËRMJET KONCENTRIMEVE TË LARTA TË OKSIGJENIT QË SHKAKTOJNË RIKONSTRUIM MUSHKËROR TË AGJENTIT FIBRATIK”. Dr. Lumturije Gashi-Luci punon në Institutin e Anatomisë Patologjike të Fakultetit të Mjekësisë së Prishtinës dhe ligjëron lëndën Anatomia Patologjike. Specializoi në Zagreb, Boston, Hamburg. Ka të botuara 48 punime shkencore, 4 prej tyre të botuara jashtë vendit.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.