Lulzim Kurtaj
Magjistër i shkencave teknike – elektroteknikës
Lindi në dhjetor të vitit 1962 në Pejë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin e Elektroteknikës e kreu në Prishtinë me 1989. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Prishtinë, ku edhe magjistroi në nëntor të vitit 1998 me temën: ”EFIKASITETI I KODEVE RRJETË MULTIDIMENSIONALE NË KANALET NE DAFING MULTITRAJEKTORIAL DHE DETEKTIM KOHERENT NË MARRËS”. Mr. Lulzim Kurtaj së pari punoi si inxhinier në Pejë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.