← Shfleto

Luljeta Isaku

Doktor e shkencave të filologjisë

Lindi në korrik të vitit 1954 në Tetovë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin Filozofik-Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe i kreu në Prishtinë më 1978. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1989 me temën: ”MITI BIBLIK NË VEPRAT DRAMATURGJIKE TË GJERGJ FISHTËS” Mr. Luljeta Isaku doktoroi në Fakultetin e Filologjisë të Tiranës në shkurt të vitit 2000 me temën: ”VETËDIA MITIKE DHE TEMATIKA BIBLIKE NË TEATRIN DHE DRAMATURGJINË SHQIPTARE TË TRADITËS”. Dr Luljeta Isaku punoi si gazetare në Radio Prishtinë, aktualisht është ligjëruese në Universitetin e Tetovës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.