← Shfleto

Lulëzim Mahmutaj

Doktor i shkencave të gjeologjisë

Lindi në korrik të vitit 1951 në Aranitas të Fierit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Fier. Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave e kreu në Tiranë më 1974, po në këtë fakultet edhe u doktorua më 1990 me temë: ”STUDIMI MINERALO – PETROGRAFIK I SHKËMBINJVE ARGJILOR TË TORTONIAN – MIOCENIT NË PJESËN PERËNDIMORE TË ULTËSIRES PANADRIATIKE, PËR PËRCAKTIMIN E KUSHTEVE TË FORMIMIT DHE NDIHMESA E TYRE PËR PROBLEMET E NAFTGAZMBAJTJES”. Dr. Lulëzim Mahmutaj së pari punoi si mineralo – petrograf në Institutin e NaftëGazit në Fier. Specializoi mineralogjinë - petrografinë dhe analizat difraktometrike në Itali. Është marrë kryesisht me mineralogjinë e argjileve që takohen me prerjet stratigrafike.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.