Lulëzim Lajçi
Doktor i shkencave të historisë
Lindi në mars të vitit 1962 në Pejë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin Filozofik-Dega e Historisë - e kreu në Prishtinë më 1985. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Prishtinë, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1994 me temën:”SHKODRA NË GJYSMËN E DYTË TË SHEKULLIT XV”. Mr. Lulëzim Lajçi doktoroi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në mars të vitit 2005 me temën: ”PEJA GJATË SHEKUJVE XIV-XVI ASPEKTE TË JETËS POLITIKE, DEMOGRAFIKE, EKONOMIKE DHE KULTURORE”. Dr. Lulëzim Lajçi në fillim punoi si prof, i historisë në Gjimnaz të Pejës, kurse prej vitit 1988 punon në Institutin Albanologjik të Prishtinës si bashkëpunëtor shkencor. Ka të botuara 60 punime profesionale-shkencore, 1 libër dhe temën e magjistraturës. Ka marrë pjesë në shumë simpoziume shkencore në Kosovë dhe jashtë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.