← Shfleto

Luftulla Peza

Doktor i shkencave të gjeologjisë

Lindi në nëntor të vitit 1934 në Pezën e Madhe të Tiranës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Tiranë. Studimet e larta i bëri në Universitetin e Karlit të Pragës (Çeki) dhe diplomoi gjeolog-paleontolog. Pjesën e parë të doktoratës e mbrojti më 1981 në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave të Tiranës, kurse doktoroi më 1988 me temën: ”KRETAKU I ZONES MIRDITA DHE MOLUSQET”. Dr. Luftulla Peza në fillim punoi si gjeolog-paleontolog në Institutin Gjeologjik të Tiranës, mandej në Kukës dhe në Institutin Gjeologjik të Akademisë së Shkencave të Çekisë në Prag (1994 e mëtej). Rezultatet e kërkimeve i ka paraqitur në 6 studime-monografi si dhe në konferenca e simpoziume. Ka të botuar 30 artikuj shkencorë në vend dhe jashtë. Është dekoruar me “Medalje Pune “, “Urdhër Pune”kl. III.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.