← Shfleto

Luan Xhemali (Ilazi)

Doktor i shkencave të gjeologjisë

Lindi në janar të vitit 1956 në Shkodër. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave e kreu në Tiranë më 1978. Po në këtë fakultet edhe doktoroi më 1991 me temën: ” KUSHTET E FORMIMIT TË PRESIONEVE ANORMALE NË ULTËSIREN PANADRIATIKE. LIGJËSIA E PËRHAPJES DHE LIDHJA E TYRE ME GAZMBAJTJEN”. Dr. Luan Xhemali (Ilazi) në fillim punoi si inxh. gjeolog në N.SH. në Patos, mandej shef Kabineti në Institutin e Naftës e të Gazit në Fier. Është marrë me tema të përgjithshme për rajonet Drashavicë dhe me logaritjen e rezervave të vendburimeve të rajonit Krepshtan.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.