← Shfleto

Luan Topçiu

Doktor i shkencave të filologjisë

Lindi më 1962 në Pogradec. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin e Filologjisë e kreu në Tiranë më 1985. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Filologjisë në Katedrën e Historisë së Letërsisë dhe të Letërsisë Krahasuese në Bukuresht, ku edhe doktoroi dhe punon si pedagog i gjuhës shqipe dhe ishte redaktor i revistës dygjuhësore “Albane Zul”. Dr. Luan Topçiu merret me studimin e letërsisë shqiptare dhe të letërsisë rumune. Ka të botuara 2 libra rumunisht dhe një libër shqip. Jeton në Bukuresht.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.