Luan Mulliqi
Magjistër i artit – skulpturës
Lindi më 1953 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Akademinë e Arteve-Drejtimi i Skulpturës-e kreu në Prishtinë më 1977. Studimet pasuniversitare i bëri në Akademinë e Arteve në Beograd ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1979 me temë të lirë. Mr. Luan Mulliqi është anëtar i SHA të Çikagos, që nga viti 1990, mandej anëtar i UAA të Nju Jorkut e më 1993 anëtar i UNESCO-s në Paris. Më 1994 bëhet anëtar i rregullt i International Sculpture Center –Washington. Mr. L. Mulliqi ka organizuar ekspozita personale në Beograd, Çikago, Dallas, Nju Jork si dhe ekspozita kolektive në Kosovë dhe Evropë. Ka 6 shpërblime në vend dhe jashtë. Është profesor në Akademinë e Arteve të Prishtinës dhe drejtor i Galerisë së Arteve të Prishtinës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.