Lorik Sylejmani
Magjistër i disenjit grafik
Lindi në janar të vitit 1972 në Prishtinë. Shkollën fillore, Shkollën e mesme (Ndërtimtarinë), Fakultetin e Arteve – Dega e Dizajnit Grafik - e kreu në Prishtinë. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Arteve të Prishtinës, ku edhe magjistroi në mars të vitit 1998 me temën: ” PREZANTIMI VIZUEL DHE TIPOGRAFIK I POEZISË SË POETËVE AMERIKANË LEO RID DHE LORI ANDERSON”. Mr. Lorik Sylejmani ka bashkëpunuar me gazetën “Bota e Re” si dhe me Teatrin “Dodona” të Prishtinës si skenograf dhe i ka punuar maskat për shfaqjen e “Makbethit”.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.