← Shfleto

Llukan Tase

Doktor i shkencave të agronomisë

Lindi më 1935 në Leskovik. Mësimet fillestare dhe të mesmet i mori në vendlindje. Studioi në Akademinë e Bujqësisë në Sofje (Bullgari), ku u diplomua më 1960. Pas diplomimit u kthye në atdhe dhe u emërua në Ndërmarrjen Bujqësore të Sukthit, të Durrësit, mandej u transferua në Golem të Kavajës. Ka qenë bashkëpunëtor shkencor në ILB të Kamzës. Është “Profesor doktor” ku dha një kontribut të çmuar në Sektorin e perimokulturës dhe për të i botoi 12 libra, monografi e tekste mësimore. I ka edhe disa punime shkencore të botuara. Dr. Llukan Tase është anëtar i Fondacionit “Këshilli i Ekspertëve të Agronomisë” që nga themelimi i tij.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.