← Shfleto

Llazar( Lazgush Poradeci) Gusho

Doktor i shkencave të filologjisë

Lindi në dhjetor të vitit 1899 në Pogradec. Shkollën fillore në gjuhën greke e filloi në vendlindje, shkollimin e vazhdoi në Manastir. Shkoi në Athinë për ta kryer Liceun Françeskan. Sapo u kthye nga Athina, niset për në Bukuresht për t'i vazhduar studimet, por nuk pati kushte ekonomike t'i vazhdonte studimet. Më 1924 qeveria e Nolit i akordoi bursë për studime në Austri ku i filloi studimet në Fakultetin e Filologjisë-Romanik në Universitetin e Gracit dhe i kreu studimet me sukses të dalluar më 1932 dhe mbrojti doktoratën me temën: ”EMINESKU DHE MARRËDHËNIET ME KULTURËN GJERMANE” (gj). Pas doktorimit Lazgushi shkoi në Rumani dhe filloi botimin e punimeve të veta me ndihmën e kolonistëve shqiptarë. Dr. Lazgush Poradeci është një nga poetët më të mëdhenj të Shqipërisë. Okupatori Italian Lazgushin e gjeti si mësues të gjimnazit të Tiranës. Pas çlirimit të Shqipërisë Lazgushi u caktua në Institutin e Shkencave, pastaj përkthyes në Ndërmarrjen “Naim Frashëri” ku i përktheu shumë shkrimtarë me famë botërore. Dr. Lazgush Poradecin e njohu Evropa dhe e respektoi. Vdiq i sëmurë dhe i drobitur më 1988.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.