Llambro Duni
Doktor i shekncave të gjeologjisë – sizmolog
Lindi në gusht të vitit 1954 në Dhermi të Vlorës. Mësimet e para i mori në vendlindje, të mesmet në Vlorë. Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave e kreu në Tiranë më 1977. Po në këtë fakultet edhe u doktorua më 1999 me temën; ” VETIT SIZMIKE TË TROJEVE DHE NDIKIMI I TYRE NË SIZMICITET”. Dr. Llambro Duni së pari punoi si inxh.gjeofizik në Ndërmarrjen Gjeofizike të Patosit. Mandej si specialist sizmologjik në Vlorë dhe zv/dejtori në Institutin Sizmologjik të Tiranës. Është bashkautor i shumë studimeve - mikrozanimin sizmik të qytetit të Vlorës, Durrësit dhe të Shkodër, rezultatet i ka dhënë në raporte-referate e simpoziume shkencore dhe në disa artikuj shkencorë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.