← Shfleto

Llambi Langore

Doktor i shkencave të gjeologjisë

Lindi në shkurt të vitit 1939 në Berat. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, Teknikumin e Naftës e kreu në Kuçovë. Studimet e larta i filloi në Institutin e Kimisë së Naftës dhe të Gazit në Moskë (Rusi), kurse u diplomua në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave të Tiranës më 1963. U doktorua po në këtë fakultet më 1993 me temën: ” PËRPUNIMI I METODIKËS SË KËRKIMIT TË URANIT, PËRHAPJA E MINERALIZIMEVE TË URANIT NË VENDIN TONË DHE PËRSPEKTIVA E KËRKIMZBULIMIT TË TIJ”. Dr. Llambi Langore së pari punoi si teknik gjeolog në ekipet e rilevimit gjeologjik, mandej ka punuar si inxh. gjeofizik në Ndërmarrjen Gjeologjike të Tiranës, si kryeinxhinier i kësaj ndërmarrjeje. Ka qenë drejtor i Ndërmarrjes Gjeofizike të Tiranës. Më 1984 ka marrë titullin “Bashkëpunëtor i vjetër shkencor”, mandej ”Drejtues kërkimesh”. Rezultatet e punës i ka paraqitur në 28 kumtesa si dhe në 18 artikuj shkencorë. Dr. Ll. Langore ka qenë pedagog i jashtëm në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave të Tiranës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.